Sami Frashëri

External links

FRASHËRI Sami (1850-1904). Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea" ku përveç kulturës së përgjithshme,' përvetësoi , krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine e gjuhën frënge dhe italiane. Nga mësuesit e medreseve të Janinës mësoi arabisht dhe persisht.

Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "K omitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqip "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat …

Books by Sami Frashëri