21cm, 0.179 kg, 136 pages
Albanian language
Published July 1, 2018 by Zenit Editions.
21cm, 0.179 kg, 136 pages
Albanian language
Published July 1, 2018 by Zenit Editions.
Përse shën Pali? Përse ta kerkosh këtë "apostull", kur është dhe i dyshimtë e me sa duket edhe i vetëshpallur i tillë, madje që emrin ia lidhim rëndom përmasave më institucionale e më të mbyllura të krishtërimit: Kishës, disiplinës morale, konservatizmit shoqëror, dyshimit ndaj çifutëve? Si ta nënshkruajmë emrin e tij në realizimin e përpjekjes sonë: me ri-themelu një teori subjekti që ia nënvë ekzistencën e tij përmasës rastësore të ngjarjes si dhe kontingjencës së kulluar të qënies-së-shumëfishtë, ama pa sakrifikuar motivin e së vërtetës? Sipërmarrje e çuditshme. Prej shumë kohësh ky personazh më shoqëron me të tjerë, Mallarme, Cantor, Arkimed, Platon, Robespierre, Conrad... Pali eshtë për mua mendimtar-poeti i ngjarjes po aq sa ai që praktikon dhe shpreh trajtat invariante të asaj që mund të quhet gura militantë. Ai ngjiz lidhjen, integralisht njerëzore, fati i së cilës më mahnit, mes idesë së përgjithshme të një këputjeje, përmbysjeje, dhe idesë …
Përse shën Pali? Përse ta kerkosh këtë "apostull", kur është dhe i dyshimtë e me sa duket edhe i vetëshpallur i tillë, madje që emrin ia lidhim rëndom përmasave më institucionale e më të mbyllura të krishtërimit: Kishës, disiplinës morale, konservatizmit shoqëror, dyshimit ndaj çifutëve? Si ta nënshkruajmë emrin e tij në realizimin e përpjekjes sonë: me ri-themelu një teori subjekti që ia nënvë ekzistencën e tij përmasës rastësore të ngjarjes si dhe kontingjencës së kulluar të qënies-së-shumëfishtë, ama pa sakrifikuar motivin e së vërtetës? Sipërmarrje e çuditshme. Prej shumë kohësh ky personazh më shoqëron me të tjerë, Mallarme, Cantor, Arkimed, Platon, Robespierre, Conrad... Pali eshtë për mua mendimtar-poeti i ngjarjes po aq sa ai që praktikon dhe shpreh trajtat invariante të asaj që mund të quhet gura militantë. Ai ngjiz lidhjen, integralisht njerëzore, fati i së cilës më mahnit, mes idesë së përgjithshme të një këputjeje, përmbysjeje, dhe idesë së një mendimi-praktik që është dhe materialiteti subjektiv i kësaj këputjeje.
Përktheu: Elvis Hoxha
Titulli në origjinal: Saint Paul - La fondation de l'universalisme